Aktiviteti: “Fuqizimi i të rinjve Shqiptar nëpërmjet programeve të mobilitetit”

10409647_1529289004026866_3587120425201939717_n

Qendra Youth Act organizon takimin me temë: “Fuqizimi i të rinjve Shqiptar nëpërmjet programeve të mobilitetit, si: Karta Rinore Evropiane & Shërbimi Vullnetar Rinor, EVS”.

Ky event do të zhvillohet ditën e martë, më datë 7 Nëntor 2017, ora 11.30 -12.30, në auditorin nr. 18, Universiteti Marin Barleti, pranë Digës së Liqenit Artificial.

Në këtë takim do të diskutohet shkurtimisht lidhur me politikat rinore për programet e mobilitetit në Shqipëri; Cilat janë disa nga iniciativat më të rëndësishme që ka ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Sportit për të rinjtë; Cili është roli që luan Karta Rinore Evropiane dhe programi EVS në fuqizimin e të rinjve nëpërmjet angazhimit si vullnetar brenda dhe jashtë vendit dhe trajnimi i tyre nëpërmjet programeve të shkëmbimit?

Agenda

11.30  –  11.35 :  znj. Lamaj, moderator. Prezantimi i të ftuarve dhe i temës.

11.35 – 11.45 : z. Shpati Kolgega, zv/Ministër i Arsimit dhe Sportit. Iniciativat Rinore që mbështet Ministria e Arsimit dhe Sportit.

11.45 – 12.00 :  znj. Lamaj, Drejtor Ekzekutiv, Youth Act Center. Karta Rinore Evropiane në Shqipëri

12.00 – 12.05  :   znj. Ingrid Xhaja, menaxhere e përgjithshme Cineplexx

12.05 – 12.15  :   z. Muhamet Arifi, Drejtor Ekzekutiv Balkan Sunflowers Kosova, Eksperienca me programin EVS

12.15 – 12.20 :    Vullnetarë lokal përfitues të EVS. Histori Suksesi

12.20 – 12.30 :   Pyetje nga auditori

Të rinjtë e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim!