Aktiviteti ” Edukim dhe Inovacion”

rini eksperte

Ditën e premte datë 12 Maj 2017  pranë Qendrës Rinore në qytetin e Korçës, u zhvillua aktiviteti me titull “Edukim dhe Inovacion”. Ky është aktiviteti i dytë në kuadër të projektit “Ngritja e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj”, projekt i mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinise, dhe nga Qendra Yoth Act.  

Të mbledhur nga Qendra Youth Act, në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkolla të ndryshme të arsimit profesional të qytetit të Korçës si Shkolla Demir Progri,  Shkolla e mesme profesionale TIK Fan S. Noli, Shkolla Isuf Gjata, etj.

Znj. Jonida Lamaj, drejtoresha e Qendrës Youth Act, informoi të rinjtë për rëndësinë e ngritjes dhe përfshirjen në rrjetin e profesionistëve të rinj, ku mund të shtohen mundësitë për bashkëpunim me moshatarë të shkollave profesionale të 5 qyteteve pjesë të këtij projekti.

Drejtoresha e Shkollës së mesme profesionale “TIK Fan S. Noli”  Znj. Julita Bindi, e pranishme në aktivitet theksoi rëndësinë dhe interesin që këto projekte shfaqin për të rinjtë të cilët kanë ide dhe duan t’i zhvillojnë deri në realizimin e tyre.

Gjatë këtij aktiviteti u bë shpërndarja e Kartës Rinore Evropiane, dhuratë nga AMSHC,  të cilën e përfitojnë 2000 të rinj gjimnazistë të shkollave profesionale të rretheve Tiranë, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë. Karta Rinore Evropiane mund të përdoret nga të rinjtë e moshës 14-30vjeç brenda dhe jashtë vendit si edhe mund të aplikohet për pëfitimin e bursave studimore.