sqen

Aktivitete vullnetare – Youth for Change

IMG_3852

Në zbatim të projektit YOUth FOR CHANGE, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i
Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, të rinjtë e Këshillit Rinor të rrethit të
Kurbinit u angazhuan në aktivitete vullnetare për shpërndarje të paketave ushqimore në ndihmë
të familjeve të prekura nga tërmeti e të grupeve të margjinalizuara.

Me ndihmën e anëtarëve të stafit bashkiak dhe të institucioneve të tjera u identifikuan disa
familje në nevojë në Laç e Mamurras. Përveç seancave të trajnimit mbi përfitimin e njohurive të
ndryshme si dhe forumeve ndërgjegjësuese për angazhimin e të rinjve në vendimmarrje, të rinjtë
e Kurbinit u nxitën për aktivizim në shërbime në dobi të komunitetit të tyre. Të tilla aktivitete
synojnë rritjen e ndërgjegjësimit jo vetëm të të rinjve për bashkëpunim e kontribut shoqëror.

IMG_3847

IMG_4134 IMG_4173