sqen

Aktivitet Rëndësia e Komunikimit Prindër-Fëmijë – 26 tetor 2020

122526293_666494984061200_4878061437358966392_n

Në zbatim të projektit “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment“, financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA), i cili synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras, u zhvillua një aktivitet informues e ndërgjegjësues me prindër të nxënësve të kësaj shkolle. Synimi i aktivitetit ishte njohja e prindërve me rëndësinë që ka komunikimi mes tyre dhe fëmijëve, si një element i rëndësishëm i formimit psikologjik të fëmijëve dhe angazhimit të tyre shoqëror. Nën drejtimin e trajnueses psikologe u diskutuan disa çështje që lidhen më rëndësinë e të dëgjuarit të fëmijëve, nxitjes së bashkëbisedimit me ta, zgjidhjen e debateve ne mënyrë tolerante duke nxitur reflektimin e ndërsjellë, ndarjen e eksperiencës së tyre me fëmijët etj. Prindërit shfaqën interes të veçantë edhe në ndarjen e eksperiencave të tyre dhe si dhe në komunikimin në grup.

122828783_3376370739136841_5127346484844476264_n