sqen

Aktivitet për krijimin e Partneriteteve Evropiane. Novi Sad, Serbi.

Puna me të rinjtë e fushës së sportit rrit përfshirjen dhe pranimin e diversitetit në Evropë.

Datat: 4-12 Prill 2017

Qyteti: Novi Sad, Serbi

Kërkohen 2 pjesëmarrës nga Shqipëria.

Afati i aplikimit : 15 Mars 2017

 

Qëllimi i këtij aktiviteti  është zhvillimi i kapaciteteve  të të rinjve dhe ngritja e partneriteteve  për projektet e punës rinore sportive që trajtojnë çështjet e diskriminimit dhe përjashtimit në Evropë.

Në këtë aktivitet do të mblidhen sëbashku 26 pjesëmarrës nga 19 organizata dhe 15 shtete ( Serbia, Shqipëria, Bosnja Herzegovina, Mal I Zi, Kosova, Qipro, Spanja, Greqia, Kroacia, Italia, Maqedonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia dhe Turqia.

 

Objektivat specifike të aktivitetit:

– Eksplorimi i cilësisë së punës në grup  dhe krijimi i partneriteteve  në projekte  në nivel Evropian.

-Trajnimi mbi aplikimin në programin Erasmus Plus KA2 e cila ka të bëjë me  Lëvizshmërinë dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushën e sportit

– Vizita studimore në organizata lokale

– Promovimi i sportit në projektet Erasmus +

 

Kriteret e pranimit

– Punonjës rinorë, koordinatorë projekti ose  vullnetarë të regjistruar në organizata partnere.

– I gatshëm për të bashkëpunuar dhe zhvilluar  në programin (KA2 Sport
– I disponueshëm për të  marrë pjesë në mënyrë active në të gjitha sesionet

– I aftë për të komunikuar në anglisht

Kostot

Ky projekt financohet nga programi Erasmus + Programi Rinia në Veprim

Nëse përzgjidhesh në këtë aktivitet, akomodimi dhe vaktet (mëngjes, drake, darkë) mbulohen 100 % nga organizata pritëse/

Kostot e udhëtimit nga Tirana deri në Novi Sad do të mbulohen deri në masën 180 Euro

Aplikimi

 

Organizatorët:

Active Youth in Happy Europe (AMUSE) – NGO

Tel: +381649604358

Për të aplikuar : Shkarkoni formularin e aplikimit.

Informacion mbi aktivitetin  InfoPack PBA in Serbia.pdf

 

Kontakti për pyetje:

Danijela

E-Mail: [email protected]