sqen

Aktivitet në Shkollën e Mesme Ernest Koliqi.

1.

Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Të rinjtë në mbrojtje të natyrës – Edukimi mjedisor dhe aktivizimi i të rinjve mbi mbetjet urbane” , zhvilloi sot aktivitetin e parë me nxënësit e Shkollës Mesme Ernest Koliqi. Aktiviteti konsistoi në plotësimin e pyetësorëve nga nxënësit në lidhje me sasinë e informacionit që ata kanë mbi mbetjet urbane dhe riciklimin.
Nxënësit e përzgjedhur do të trajnohen nga ekspertë të mjedisit.Më pas çeshtjet teorike do të shoqërohen me raste nga praktika, vizita në landfille apo kompani riciklimi, njohjen e ekosistemeve në zonat e gjelbra dhe konkurs me punime nga materiale të riciklueshme nga vetë nxënësit.

2.

Aktiviteti i projektit “Të rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” u zbatua në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian në Shqipëri #ACHIEVE, i cili realizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri mbështetur nga @EuropianUnioninAlbania

3.