Aktivitet : “Local Youth Workshops “Regional Youth Compact for Europe – We are Europeans”

131327949_754757818455552_8004071957123806940_n

Në kuadër të projektit “Regional Youth Compact for Europe” i cili është një iniciativë bashkëpunimi e nisur nga 14 organizata të shoqërisë civile nga vendet e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë me qëllim rritjen e pjesëmarrjes efektive të shoqërisë civile dhe organizatave rinore në procesin e integrimit në BE, Qendra Youth Act zhvilloi aktivitetin “Local Youth Workshops “Regional Youth Compact for Europe – We are Europeans” me përfaqësues të shkollave të mesme, studentë të Universitetit Barletit si dhe të rinj vullnetarë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe rrjetëzimi rinor në kushtet e bashkëveprimit në distancë. Diskutimet u fokusuan në ndërgjegjësimin e të rinjve për të forcuar mobilitetin dhe shkëmbimet kulturore si dhe për të përforcuar bashkëpunimet edhe në kohë krizash. Pjesëmarrësit u inkurajuan në zhvillimin e ideve të reja si dhe në përshtatjen me teknologjinë për të rritur përfaqësimin rinor si në vendimet e pushtetit lokal, ashtu edhe në atë kombëtar e më gjerë.

131115538_150332629803404_7254025606182677617_n