sqen

Çfarë është platforma Youthact

Platforma Youth Act është një rrjet i unifikuar për iniciativat rinore me qëllim avancimin e zhvillimit me qendër rininë në Shqipëri. Aktivizmi rinor është shtyllë e rëndësishme e një shoqërie demokratike. Platforma Youth Act synon të krijojë hapësira virtuale për promovimin e fuqizimit rinor si motori i zhvillimit në vend.

Ajo do të funksionojë si një burim i plotë i informacionit dhe lajmeve më të reja, duke kontribuar në zhvillimin e partneriteteve mes studentëve, universiteteve dhe institucioneve arsimore, shoqërisë civile, sektorit privat, donatorëve, institucioneve publike dhe qytetarëve. Do të ofrojë informacion të dobishëm dhe të përditësuar mbi projekte dhe evente, kurse, bursa, mundësi punësimi, aktivitete të përgjegjshmërisë qytetare, si edhe programe të financuara.

Kjo platformë parashikohet të jetë një mënyrë aksesi në informacionin mbi atë çka po ndodh në Shqipëri dhe çfarë mundësish për partneritete të ardhshme janë të disponueshme, për të gjitha palët e interesuara në zhvillimin me qendër rininë. Është qëllimi ynë të përfshijmë një sërë Ministrish shqiptare dhe agjensish qeveritare në rrjet për të pasur transferim të lirë të informacionit rreth projekteve të qeverisë dhe gjithashtu për t’u lejuar atyre identifikimin e bashkëpunëtorëve.

Kjo Platformë synon të promovojë qytetarinë aktive të të rinjve, të nxisë integrimin e tyre social në shoqëri dhe të sigurojë që dimensioni rinor të konsiderohet në politikat kombëtare. Çështjet e rëndësishme me të cilat të rinjtë përballen ndahen në gjashtë kategori: Kulturë, Art dhe Sport; Qytetari dhe Demokraci; Edukim dhe Trajnim; Rinia & Globalizimi; Inovacioni dhe Mjedisi.