A e dini se çfarë është Shërbimi Vullnetar Europian?

evs image

Shërbimi Europian Vullnetar (European Volunteer Service -EVS)  është një program për të rinj të moshës 17-30 vjeç  dhe mund të specifikohet si një përvojë punë vullnetare.

Ky program i mundëson  të rinjve nga shtetet anëtare të BE-së dhe ballkanit të përfitojnë një periudhë të shërbimit vullnetar në një vend tjetër evropian , duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal dhe rritjen e tyre personale .

Shërbimi Vullnetar Europian është pjesë e programit Erasmus +.

Disa fakte dhe shifra rreth EVS

  • Gjatë 10 viteve të para të EVS (1996-2006) rreth 30.000 vullnetarë kanë marrë pjesë në program.
  • —  Në programin Rinia në Veprim  (2007-2013) totali i madh ishte 50.669 vullnetarë.
  •   Pritet që në 20-vjetorin e EVS-së në vitin 2016 numri i përgjithshëm i vullnetarët EVS do të arrijë   në 100.000 vullnetarë.
  • —  Më 16 dhjetor  2015 ishin 4,750 organizata të akredituara për të marrë pjesë në këtë program.

Sot, me programin Erasmus+ , Shërbimi Vullnetar Europian u mundëson të rinjve të bëhen pjesë e një eksperience ndërkombëtare.

Kjo mundësi vjen në disa mënyra :

—a.  Nga 2 muaj deri në 12 muaj në një aktivitet EVS  afat-gjatë individual.

—b. Nga 2 javë deri në 2 muaj  aktivitet afat-shkurtër, duke përfshirë të rinjtë me mundësi të pakta.

—c.  Nga 2 javë deri në 12 muaj në një aktivitet EVS  në grup, duke përfshirë 10-30 vullnetarë.

Çfarë shpenzimesh mbulon EVS për vullnetarët?

  • Biletën e udhëtimit – EVS mbulon kostot e arsyeshme të udhëtimit vajte-ardhje.
  • Shpenzimet e veçanta vullnetare – të gjitha kostot e arsyeshme dhe të justifikueshme në lidhje me nevojat e veçanta të vullnetarit ( kontroll mjekësor , përgatitje shtesë , etj)
  • Akomodim
  • Pagesë fikse javore ose mujore nga organizata pritëse për shpenzimet e ushqimit.
  • Transport lokal në varësi të aktiviteteve gjatë periudhës së shërbimit vullnetar.

Përfitimet e të rinjve që marrin pjesë në EVS:

  • Rritja e vetë-respektit
  • Ndjenja e pavarësisë dhe vetë-iniciativës
  • Kompetenca në një gjuhë të huaj
  • Aftësi komunikuese
  • Aftësi në menaxhim projekti
  • Ndjeshmëria ndërkulturore dhe ndërgjegjësimi
  • Aftësitë e ekipit të punës
  • Krijimi i rrjeteve dhe partneriteteve
  • Përvoja e punës e fituar

Instrumenti njohës i EVS.                                                                                          Totem Youth pass0001

Çdo aktivitet i  zhvilluar në kuadër të programit Erasmus +, pajis të rinjtë me instrumentin njohës të
quajtur YouthPass Certificate i cili njeh eksperiencat e të mësuarit të të rinjve dhe organizimin e aktiviteteve rinore.

 

 

 

Vetëm organizatat e akredituara janë të lejuara për të zhvilluar aktivitete të tilla.Një organizatë mund të jetë e akredituar për të qënë organizatë dërguese, që dërgon vullnetar shqiptarë në projekte ndërkombëtar në një organizatë tjetër  në Europë, organizatë pritëse, e cila pret vullnetarë ndërkombëtarë dhe organizatë koordinuese e cila koordinon të gjithë projektin EVS.

Për të parë listën e organizatave të akredituara në Shqipëri klikoni këtu.

Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesë e këtyre aktiviteteve mos hezitoni të na kontaktoni.

Stafi Youth Act