sqen

Hapen aplikimet për Programin Ben Franklin 2017

beniamin franklin

Ambasada Amerikane në Tiranë po pranon aplikimet për programin veror të shkëmbimit Ben Franklin! Mos humbisni rastin për të aplikuar brenda datës 15 Shkurt 2017

Instituti Veror Transatlantik Beniamin Franklin

Aplikimet për vitin 2017 për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin janë hapur. Ju lutem dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, deri më 15 Shkurt 2017.

Aplikimet duhet të dërgohen në këtë adresë e-maili [email protected] 

Programi Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2017 do të zgjasë 4 javë, nga data Qershori deri në Korrik 2017 në universitetin Wake Forest në Winston-Salem, North Carolina. Qëllimet e këtij instituti janë:

• të rrisë përkushtimin në bashkëpunimin transatlantik

• të nxisë marrëdhëniet e të rinjve me etni të ndryshme, mes Amerikës dhe Europës

• të promovojë marrëveshje dypalëshe mes Amerikës dhe Europës

• të zhvillojë një kuadër udhëheqësish të rinj të cilët do ti ndajnë njohuritë dhe aftësitë me bashkëmoshatarët e tyre mes shembujve pozitivë

Programi 4-javor do të akomodojë 55 kandidatë nga mosha 16-18 vjeç. Ky program do të mirëpresi 45 studentë europianë dhe 10 amerikanë. Aktivitetet e këtij programi përfshijnë diskutime për çështje globale me interes të përbashkët, trajnime mbi lidershipin dhe median, zhvillimin e bashkëpunimit për projekte, shërbim komunitar, udhëtime mësimore, dhe planifikim për projektet në vazhdim.

Rekrutimi/Profili i kandidatit:

Kandidati i suksesshëm duhet të ketë një interes mjaft të madh për të mësuar mbi marrdhëniet transatlantike, rolin e një shtypi të lirë në demokraci, dhe interes në shërbimin publik ose komunitar. Ai/Ajo duhet të tregojë një interes të fortë në komunikim, avokati, debat, ose pjesëmarrje në shoqëri.

Ai/Ajo duhet të ketë zotësinë akademike për një program të kësaj natyre dhe cilësi individuale të cilat kërkohen për të qënë pjesëmarrës të suksesshëm, përfshirë pjekurinë, aftësi të forta sociale, përshtatshmëri, dhe mendje të hapur. Këta faktorë janë veçanërisht të rëndësishëm duke marrë parasysh diversitetitn e grupeve në program. Kërkohet rrjedhshmëri e gjuhës angleze.

Nga Shqipëria do të zgjidhen një kandidat principal dhe një alternativ

Kualifikimet e përgjithshme të kandidatit:

a. Të ketë lindur në këtë periudhë: 24 Qershor 1998 – 24 Qershor 2001 (16, 17 ose 18 vjeç nëmomentin e fillimit të programit)

b. Nivel i lartë i anglishtes, siç ka shfaqur në intervistë ose në rezultatet e testit standart

c. Të përkushtuar për t’u regjistruar në shkollë të mesme ose universitet në vendin e origjinës, në vjeshtë 2017 pas përfundimit të programit

d. Interes i lartë dhe potencial lidershipi në marrdhëniet dhe diplomacinë transatlantike

e. Shfaqje e lartë interesi për të mësuar për Shtetet e Bashkuara

f. Qëndrueshmëri akademike në nivele të larta, në bazë të notave, çmimeve, dhe rekomandimeve të mësuesve

g. Përkushtim ndaj komunitetit dhe aktiviteteve jashtë programit

h. Ka pasur pak ose aspak eksperiencë studimi ose udhëtimi në Shtetet e Bashkuara

i. Të tregojë pjekuri, përgjegjshmëri, pavarësi, besim në vete, mendje të hapur, tolerancë, përkujdesje dhe interes

j. I gatshëm dhe i aftë për pjesëmarrje të plotë në një program veror intensiv, shërbim komunitar, dhe programe në udhëtime mësimore

k. Komod me jetën në kovikt, të ndajë shpenzimet e jetesës, të udhëtojë dhe ndërverprojë me një bashkësi shumëkombëshe moshatarësh nga e gjithë Europa dhe Amerika, dhe komod për të përfshirë amerikanët në një komunitet të jashtëm. I aftë për t’u përshtatur me praktikat kulturore dhe sociale të ndryshme nga vendi i origjinës

Proçedura e aplikimit

Për të aplikuar, kandidati duhet të plotësojë formën e aplikimit të vendosur këtu, përfshirë informacion biografik dhë një deklaratë personale, dhe një ese të shkurtër.

Deklarata personale duhet të tregojë pse aplikanti beson se ai/ajo është kandidati më i mirë për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin.

Eseja nuk duhet të jetë më shumë se 500 – 750 fjalë, dhe duhet të trajtojë qartësisht një  argument. Subjekti i esesë duhet të përfshijë një nga këto tema: 1. Fuqia e të rinjve në vendin tim dhe në mbarë botën; 2. Rëndësia e një shtypi të pavarur dhe të besueshëm; 3. Përkushtimi im ndaj shërbimit komunitar dhe publik; Esetë dhe deklarata personale do të vlerësohen në bazë të përmbajtjes, gramatikës, ortografisë dhe strukturës. Kandidatët e suksesshëm do të njoftohen me e-mail për të caktuar intervistën në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

 

Afati i fundit për pranimin e aplikimit: 15 Shkurt, 2017

Shqyrtimet e aplikimeve nga juria: 16-24 Shkurt, 2017

Finalistët njoftohen për statusin e tyre: 28 Shkurt, 2017

Finalistët intervistohen në: Javën e datës 06 Mars, 2017

Kandidatët e suksesshëm njoftohen më: 8 Prill, 2017

Dërgoni aplikimet tuaja në: [email protected]

 

Forma e aplikimit për programin Benjamin Franklin

 

Ju mund të aplikoni për programin Benjamin Franklin duke klikuar këtu.

 

Aplikimet duhet të dërgohen me email në këtë adresë [email protected]