sqen

Kurs online në anglisht: Hyrje në Gramatikën e Gjuhës: Fjalor, Shqiptim, Dëgjim

Alison_CoursewareIntro_449

Informacion mbi kursin

Përshkrimi

Shumë folës të anglishtes që nuk e kanë atë gjuhë të parë vënë re gjatë mësimit se ka një ndryshim sinjifikativ mes anglishtes bazë të bisedave të përditshme dhe asaj më formale e profesionale. Përdorimi i shprehjeve të stilit bisedor nga ata që anglishten e kanë gjuhë të parë mund të krijojë konfuzitet për të tjerët. Në këtë kurs falas online do të studioni krahasimin e përdorimit formal dhe jo formal të përshëndetjeve, prezantimeve, propozimeve, shprehjeve të mirënjohjes dhe faljes. Në këtë mënyrë do të mësoni të kuptoni ekzaktësisht atë që po thuhet. Do të praktikoni shembuj për të pasuruar njohuritë mbi gjuhën angleze. Ky kurs falas në gramatikë tërheq të gjithë nxënësit që duan të arrijnë përtej nivelit bazë të anglishtes së folur dhe të shkruar.

Certifikimi

Për t’u kualifikuar për Diplomën apo Çertifikatën tuaj nga kursi ALISON duhet të mësoni dhe të plotësoni të gjithë modulet/kapitujt, si edhe të arrini rezultatin 80% ose më tepër në secilën nga detyrat vlerësuese të kursit. Nëse kjo arrihet, nën titullin « My Certificates (Çertifikatat e Mia) » të faqes së llogarisë suaj (faqja “My Account”) do të shfaqet një link për të blerë diplomën tuaj.

Rezultatet e pritura

  • Të kuptohen ndryshimet mes anglishtes së folur dhe të shkruar.
  • Të shqyrtohet dhe praktikohet shqiptimi i zanoreve dhe të njihen fjalët.
  • Të mësohet mënyra e duhur e ndërtimit të fjalisë, ndryshe nga gabimet e hasura zakonisht.
  • Të kuptohet konteksti ku përdoren fjalitë formale dhe informale.

Kapitujt

  1. Gramatika e anglishtes-Fjalor, Shqiptim, Dëgjim
    • Prezantimi dhe Përshëndetjet
    • Propozimi, Mirënjohja, Kërkesa e faljes, Kërkesat
    • Mirëpritja e vizitorëve
    • Si të përdoret “To get”“To have”
    • Të zhvillohen aftësitë e dëgjimit të anglishtes
    • Praktikimi i dëgjimit anglisht
    • Shqiptimi i “ed”
    • Zanoret: Diftongët (dy zanore njëra pas tjetrës)- Pjesa 1 Zanoret: Pjesa 2 -Diftongët
  2. Detyrë vlerësuese për gramatikën e anglishtes
    • Detyrë vlerësuese: Gramatika e anglishtes- Fjalor, Shqiptim, Dëgjim

 

 

Fillo kursin tani